Tragjedia në familjen Zogu në Valikardh të Bulqizës nuk kanë të ndalur.

Familjarët denoncojnë se varri i djalit të kësaj familjeje Edmond Zogu, është hapur për herë të tretë. Në muajin gusht të këtij viti familjarët denoncuan pasi kishin vënë re që dy herë varri i djalit të tyre, ishte hapur.

Ndonëse për herën e parë ata kishin menduar se mund të ishte bërë nga ndonjë kafshë, herën e dytë dyshuan dhe njoftuan policinë. Madje për këtë prokuroria e Dibrës nisi hetimet. Por nëna e Edmond Zogut, Sheqere Zogu denoncon se varri është hapur për herë të tretë. Ajo kërkon shpjegime nga autoritetet se përse ndodh një gjë e tillë, shkruan News 24.

Madje Sheqere Zogu shprehet se as sendet personale të djalit nuk i janë kthyer ende.

Ndërkohë hapjen e varrit për herë të tretë e denoncon edhe xhaxhai i të ndjerit Edmond Zogu, Rizai. Ai shpreh dyshime të forta që trupi i nipit të tij të jetë në varr, ndaj kërkon nga organet kompetente të veprojnë dhe të mos e pushojnë hetimin.

36 vjeçari Edmond Zogu u gjet i varur me datë 20 Qershor të këtij viti në fshatin Valikardh të Bulqizës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re