Skip to content

Tragjedia hekurudhore, rishfaqet zelli i shfrenuar grek për protesta

Edhe njëherë është shfaqur zelli grek për protesta, sigurisht të dhunshme, siç është karakteristike te fqinji ynë jugor, përplot dhe me grupime të majta anarkiste.

Në Athinë, mijëra demonstrues u mblodhën përpara ndërtesës që strehon zyrat e Hellenic Train.

Protestat shpërthyen për shkak të një aksidenti të rëndë hekurudhor në Larisa, ku nga përplasja e një treni pasagjerësh me një tren mallrash humbën jetën 40 pasagjerë dhe dhe 57 u plagosën.

Policia u detyrua të ndërhyjë me gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët e shohin përgjegjësinë te shteti për tragjedinë e ndodhur.

BBC raportoi se specialisti i stacionit përgjegjës për trafikun hekurudhor në Larisa u arrestua. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe lëndim të rëndë trupor, por ai mohon çdo faj dhe fajëson për aksidentin një mosfunksionim të mundshëm teknik. /tesheshi.com/