Një ditë pas tragjedisë me dy viktima në Gramshit, ka rënë në pranga një 45-vjeçar, i cili akuzohet për veprën veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

 

Ditën e djeshme, në fshatin Holta, gjatë punës në firmën e ndërtimit të shtetasit E. D., humbën jetën shtetasit Abas Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç.

Dy të rinjtë humbën jetën në fshatin Holtë të Njësisë Administrative Poroçan në bashkinë e Gramshit , gjatë punës në një kantier ndërtimi të një hidrocentrali që po ndërtohet nga një kompani private.

Gazetari Fatmir Popja, raportoi se dyshohet se të rinjtë kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu, ndërsa ndodheshin në vendin e punës.

 

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh në vijim të veprimeve hetimore e procedurale për ngjarjen e ndodhur dje, në fshatin Holta, Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e djeshme, në fshatin Holta, gjatë punës në firmën e ndërtimit të shtetasit E. D., kanë humbur jetën shtetasit E. Ll., 32 vjeç dhe A. B., 22 vjeç.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko