Skip to content

Tragjedia me 45 viktima në Izrael, Meta: Trishtim dhe hidhërim i madh, i gjendemi pranë popullit mik

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për 45 viktimat e tragjedisë në festivalin Lag B’Omer në Izrael.

Meta thotë se tragjedia është një trishtim dhe hidhërim i madh, teksa thekson mbështetjen për popullin mik të izraelit.

Ai gjithashtu i uron shërim të shpejtë 150 të plagosurve të tjerë.

STATUSI NGA ILIR META

Trishtim dhe hidhërim i madh për tragjedinë e rëndë, që ndodhi gjatë festivalit Lag B’Omer në Mount Meron, në Izrael.

Ngushëllimet më të ndjera për familjet dhe të afërmit e viktimave.

Bashkë me lutjet tona i gjendemi pranë popullit mik izraelit dhe urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve.

Trishtim dhe hidhërim i madh për tragjedinë e rëndë, që ndodhi gjatë festivalit Lag B’Omer në Mount Meron, në…

Posted by Ilir Meta on Friday, April 30, 2021