Numri i të vdekurve nga zjarret në Greqi ka shkuar në 79 viktima dhe qindra persona të tjerë të të plagosur.
Në mesin e viktimave janë edhe dy shtetase polake dhe 3 danezë, të cilët janë gjetur të mbytur në përpjekje për të shpëtuar nga flakët. E duke qenë se trupat tyre nuk kanë qenë të dëmtuara identifikimi nga të afërmit është bërë shpejt.
Mbrëmjen e së martës u konfirmua viktima e parë shqiptare e tragjedisë nga zjarret në Greqi. Ndërkohë ambasada jonë në Athinë njofton për 3 të lënduar, mes tyre dy fëmijë shqiptarë që ndodhen në spital në gjendje të mirë shëndetësore.
Autoritetet konfirmojnë mbi 79 viktima, ndërsa paraditen e sotme do të nisë edhe identifikimi i tyre. Athina është në emergjencë, ndërsa nga zonat e goditura mbërrijnë histori të rënda.