Një i afërm i viktimave ka treguar për ngjarjen ku tre të afërm humbën jetën, ndërsa kishin hyrë për të katruar pusin në Berat,

Tre shtëpi kanë hapur dyert e mortit në fshatin Dyshnik të Beratit , ku një fatkeqësi e ndodhur u mori jetën Kamber Hoxhës, Neim Hoxhës dhe Gentian Golashit.

I afërmi i viktimave (vëllai i Kamber Hoxhës), Neki Hoxha, tha se fillimisht në pus kishte hyrë Kamber Hoxha, i cili po tentonte të hiqte shkallët e pusit dhe më pas ta mbushte me dhe për shkak se ishte tharë, por gazi e ka asfiksuar. Për të shpëtuar atë menjëherë është futur nipi (djali i motrës) Gentian Golashi dhe më pas djali i vëllait Neim Hoxha por edhe këta të dy mbetën të asfiksuar.

“Vëllai po e mbushte me dhe këtë pusin. Po mundohej të hiqte, dhe nuk e dinte se ishte mbushur me gaz. Vëllai ngeli brenda. U fut nipi çuni i motrës, Gentiani ngeli edhe ai. U fut edhe djali tjetër Neimi dhe ngeli edhe ai. Nxjerrja vonoi pak mbi një orë. Njëri xhaxhanë njëri dajën. Më takuan rrugës zjarrfikësit iu hapa edhe rrugën se nuk e dija se ku po shkonin.” tha Neki Hoxha për Top Channel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re