Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Deçan ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se jetët e marra në Kosovë nga “plumbat e një egërsie” na kanë brengosur të gjithëve. Rama shton se autori duhet të marrë ndëshkimin ekstrem të drejtësisë.

Po ashtu, kryeministri ngushëllon familjarët e viktimave ndërsa institucioneve të Kosovës u bën thirrje për kurajo në këtë moment fitues.”

“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde.

Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”, shkruan Rama ne Twitter.

Për masakrën në Deçan ku nje person i maskuar hapi zjarr në drejtim të një autobusi nxënësish reaguan më herët kryedemokrati Luzim Basha, Presidenti Ilir Meta si dhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re