Në informacionin paraprak të shpërndarë nga policia e Elbasanit në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjergjan ku humbi jetën një cift bashkëshortësh, hidhen dyshime mbi faktin se bombolat e gazit janë hapur qëllimisht nga kryefamiljari Shyqo (Vasil) Liçi i cili mund ta ketë ndërmarrë vetë këtë akt ekstrem.

Dyshimet janë që përvec një problem shëndetësor të gruas së tij, dy bashkëshortën kishin probleme edhe me femijet që jetonin jashtë vendit.

 

Më poshtë njoftimi paraprak I policisë së Elbasanit për këtë ngjarje.

“Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: V. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja  e tij shtetasja S. Liçi, 61 vjeçe.Grupi hetimor në vendngjarje  po punon  për zbardhjen e plotë  të  rrethanave të ngjarjes,  ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V. Liçi ka hapur bomblën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.Si pasojë  kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë  ndëruar jetë bashkëshortët.Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re