Raportimet nga terreni na sjellin lajme të tri shta. Deri më tani ka shkuar në 32 numri i personave që humbën jetën nga tërmeti i ditës së djeshme. Ndërkohë raportohet se shumë persona ende janë nën rrënoja.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton tra gjedinë në familjen Lala në Thumanë të Durrësit. Ajo shprehet se ende nuk është gjetur nëna dhe tre fëmijët e kësaj familje.

Mësohet se gruaja Marjeta bashkë me dy fëmijët e saj, Dionisi dhe Dionisën, 2 fëmijët binjake s’kanë mbushur as 2 vjeç, ishin në korridorin e banesës së tyre në momentin ra tërmeti.

Ekipet e shpëtim-kërkimit janë duke kërkuar në gërmadhat e pallatit që u shemb por ende asnjë shenjë deri më tani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re