Një tragjedi e rëndë, një e premte e zezë, ishte nata e 21 korrikut për djemtë e familjes Zogu, nga fshati Cingar.

Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij, Rubensi 19 vjeç dhe Esti, 14 vjeç si dhe nipi Melis Zogu 20-vjeç kishin dalë të premte pas mesditës, sic duket për t’u freskuar në këto ditë me temperatura të larta, në Liqenin e Banjës, në Gramsh.

Ata nuk u kthyen në shtëpi.

Strukturat u angazhuan pasi familjarët e tyre nuk po lidheshin dot me ta. Por asnjë shenjë jete, sikurse u nxorën trupat e tyre nga ujërat Banjës, pas më shumë se një orë kërkimesh. Rreth mesnatës u gjet trupi i fundit, i katërt i pajetë. Djemtë e familjes Zogu u gjetën gjetur pranë një tjetrit. Duket se njëri prej tyre ka qenë duke u mbytur dhe njëri pas tjetrit kanë shkuar për t’i ndihmuar, por nuk kanë mundur dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin poshtë.

ABC News ishte këtë të shtunë në vendin e tragjedisë. Një qetësi e karakterizon zonën përeth dhe banorët aty ndihen shumë të frikësuar, ndërsa flasin për familjen që humbi 4 pjesëtarë të saj.

Babai merrej me kamera, bënte filmime në dasma ishteai aktiviteti i tij. Çunat njëri në klasën e nëntë njëri ka mbaruar shkollën e mesme”.

Pamjet tregojnë banesat që janë afër me liqnin e Banjës, në Gramsh. Disa nga banorët tregojnë për abc neës se larja në liqen është e rrezikshme, tragjedi kanë ndodhur edhe më parë.

“Liqeni është shumë i rrezikshëm për atoi që nuk e dinë, por ato që nuk e dinë është shumë keq”, ka thënë një tjetër banor.

Por pavarsisht rasteve të mbuyjeve në këto ujëra, Liqeni i HEC-it e Banjës, është i hapur, i parrethuar, pa roje, dhe pa tebela paralajmëruese, sidomos për ata që nuk dinë not.

Duhet që të përcaktohet një vend i caktuar që mundet dhe të lahen, por jo të bien në thellësi direkt. Ka pasur raste”, është shprehur një tjetër.

Në liqen ka përditë njerëz që zgjedhin tu ikin temperaturave të larta.

Tabelat janë mirë të vihen por duhemn lexuar dhe respektuar, unë para disa ditësh po kaloja në një urë dhe aty thuhej kujdes dhe njoftonte për një orar në liqenin e Moglicës por kur unë kalova aty ishin rreth 40 veta që po laheshin”, është shprehur një tjetër banor i zonës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re