Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Gramsh, ku katër persona kanë humbur jetën duke u mbytur në liqenin e Banjës.

ABC News prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në vendin e ngjarjes ku dhe thekson se trupat e pajetë të viktimave janë nxjerr nga polumbarët 2 orë pas kërkimeve. Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë Arben Zogu, 46 vjeç, dy djemtë e tij Ruben dhe Esti Zogu, nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu vetëm 20 vjeç.

LEXO EDHE: “I merrnim në telefon, s’përgjigjeshin”/ Flasin të afërm të viktimave në tragjedinë e Gramshit

Ndër të tjera mësohet se babai me dy djemtë e tij dhe një i afërm i tyre 20 vjeç prej orës 15:00 të ditës së premtes ishin larguar nga banesa dhe kishin shkuar në Liqenin e Banjës. Kanë qenë familjarët që janë vënë në alarm pas vonesës së tyre dhe një banor i zonës që ka konstatuar buzë liqenit motorët e sendet personale të viktimave.

LEXO EDHE: Tragjedia në Gramsh/ Shuhet familja në liqen, nxirren katër trupat e pajetë

Dyshimet janë se një nga viktimat është future për tu larë por fatkeqësisht duket se dhe të tjerët që i kanë ardhur në ndihmë kanë pasur të njëjtin fat duke sjell tragjedinë në familjen Zogu ku humbën jetën 4 persona.

Ndër të tjera gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se dyshimet janë se ato kanë ngecur në gropat që janë të hapura në Liqenin e Banjës nga mjetet e tonazhit të rëndë për të marrë zhavor për të ndërtuar hidrocentalin në këtë zonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re