Dioqeza e Rrëshenit në bashkëpunim me organizata të shoqerisë civile në Kurbin e Lezhë kanë bërë homazhe duke ndezur qirinj e hedhur lule në bregdetin e Shëngjinit në përkujtim të 7 vjeçares që humbi jetën një ditë më parë në Potam të Himarës pasi u godit nga një motoskaf.

 

Ky marshim nga kisha e Shëngjinit deri në afërsi të portit, përgjatë Shëngjinit, ishte edhe një protestë ndaj ngjarjeve të tilla dhe qiririn e parë e ndezi një vogelushe që mund të kishte moshën e vogelushes që humbi jetën, që u pasua më pas nga heshtja dhe përulja për jetën e 7 vjeçares.

 

Dom Gjergj Meta tha se në lutjen e tyre në qetësi për familjen që humbi fëmijën e saj janë mijëra shqiptarë që u hidhëruan, trishtuan dhe u solidarizuan për këtë ngjarje dhe gjithçka është një homazh për ta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re