Kreu i Partisë “Partia e Lirisë” Ilir Meta vizitoi këtë të enjte familjen e Jonadës, vajzës 7-vjeçare që u vra me skaf nga polici Arjan Tase.

 

Meta u shpreh i tronditur nga ngjarja, ndërsa tha për gazetarët se vrasja e vogëlushes është një papërgjegjshmëri totale, duke e cilësuar si vrasje të paralajmëruar.

 

“Tepër tronditëse për cdo familje dhe cdo prind, aq më tepër për familjen Avdia, për babain që e përjetoi atë tmerr aq pranë, për vëllain e vogël, për të gjithë, për gjyshin, i cili mezi e kishte pritur mbesën që ajo e kishte përmirësuar gjuhën shqipe. Është një rast i pangushëllueshëm. Jam i impresionuar nga forca dhe karakteri i kësaj familje. Ishte një tragjedi që nuk ka justifikim nga askush. Jo vetëm nga autori i papërgjegjshëm, por edhe nga shteti, qeveria dhe bashkia, pasi ekziston një legjislacion për sigurinë në plazhe, i cili nuk është respektuar në elementë të tij.

Është një vrasje e paralajmëruar sepse kanë ndodhur raste të tilla edhe më parë. Para pak kohësh kanë ndodhur plagosje që për fat të mirë pa pasoja në vdekje dhe askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Një papërgjegjshmëri totale. Në një moment duhet të shfaqet pendesa, por edhe marrja e vendimeve të qarta, në të njëjtën moment na shpallet se Shqipëria qenë sivijet e para në rajon sa i takon sigurisë në plazhe dhe turizmit. Nuk ka tallje dhe fyerje më të madhe për popullin shqiptar”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re