Mesditën e sotme një tragjedi ndodhi në plazhin Vilë- Boshtovë, ku u mbytën babai me dy djemtë e mitur.

Familja nga Tirana kishte zgjedhur që fundjavën ta kalonte në këtë bregdet, por ky gëzim u kthye në  tragjedi.

ABC ka marrë dëshmitë e disa prej dëshmitarëve të kësaj ngjarje të rëndë. Një prej tyre thotë se ishin pushuesit e tjerë që u futën në det për të nxjerrë trupat në brag dhe më pas kush mundi i bëri dhe masazh.

Ai shton se na thana që është dhënë sinjal i kuq, por ata nuk kanë kuptuar asgjë, vetëm kur e panë situatën me sy të lirë.

Një moment që një person me kajake po bërtiste dhe po tentonte të dilte. Disa nga ne pamë që nuk shkonte gjë  dhe u futëm. Ai u afrua ne u futëm, pamë që kishte 3 persona të shtrir. I kapëm i nxorrën në breg dhe kush mundi i bënë mesazh.

Morëm vesh me mbrapa që është dhënë sinjali i kuq, këtu nuk mori vesh njeri që cfar sinjali kishte, e çfar rreziku kishte, vetëm çfar shihnim me sy” tha një prej dëshmitarëve.

Një dëshmitare tjetër tha se në momentin që trupat u nxorën në breg, dy djemtë e mitur dhanë shpresë duke reaguar fillimisht, ndërsa babai ishte i pashpresë.

Ajo thotë po ashtu se duhet të ketë roje dhe vijë kufizuese për këdo që hynë në det.

Ne nuk po e kuptonim se çfarë po ngjante kur po vinin. Menduam se mos ishte një, kur thanë janë dy janë tre, mbetëm të shokuar. Dy djemtë e vegjël na dhanë shpresë së po reagonin nga masazhet, ndërsa i ati që në fillim ishte i pashpresë.

Jo vetëm roje, por edhe një vijë kufizuese duhet të jetë për këdo që hynë në det, deri ku është e lejueshme të përdoret nga ne pushuesit” tha dëshmitarja.

Gjithashtu një tjetër dëshmitar tregon se u mblodhën shumë veta që u munduan të bënin më të mirën, mes tyre ishte dhe një infermiere, por pa rezultat.

Nuk isha vetëm, ishin shumë njerëz, ishte dhe një infermiere. Kishte shumë njerëz dhe u munduan të gjithë, ata që dinin. U munduam të japim maksimumin tonë” tha ai.

Sipas një tjetër dëshmitari, ambulanca erdhi 40 minuta me vonesë, ndërsa ia vetë ka dy javë në plazh dhe nuk ka parë as roje plazhi, as mjekë, as forca rendi, asgjë që mund të japi ndihmën e parë.

E kam parë nga larg  që u mblodhën njerëzit. Ambulanca erdhi me vonesë, erdhi pas 40 minutash nga Rrogozhina. Kam dy javë në plazh, unë nuk kam parë as roje ose vëzhgues, as mjekë, as forca të rendit. Asnjë gjë nuk ka që të jepet ndihma e shpejtë” u shpreh ai.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re