Avokati i një prej të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Larisa ka akuzuar shefin e stacionit se nuk ka qenë në postin e tij gjatë momentit fatal.

 

George Bartzokis deklaroi se në vendngjarje ndodhej vetëm punonjësi i bravave dhe shefi i stacionit nuk është gjendur aty. Ai shton se

në momentin e aksidentit telefonatat e drejtuesit të stacionit kanë qenë të zhurmshme dhe me muzikë në sfond.

 

 “100 metra larg është një kafene që nuk kishte muzikë. Shefi i stacionit nuk ishte në vendin e tij. Duket se bravandreqësi ishte në vendin e drejtorit të stacionit dhe shefi i stacionit ishte larg nga puna.”

 

Sipas tij këto pretendime janë të faktuara përmes provave. Policia ka sekuestruar kamerat në zonë për të ndjekur hetimet.

 

Shefi i stacionit përballet me akuza të rënda pasi dështoi në ndryshimin e çelësave që rezultoi fatal në incidentin tragjik që mori jetën e dhjetëra njerëzve.

Sipas dëshmive, 59-vjeçari kishte plot 17 minuta që kishte lënë dy trenat që lëviznin në të njëjtën linjë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko