Ngjarja e rëndë që ndodhi në New York, ku aktori shqiptar hodhi nga kati i gjashtë bashkëshorten e më pas veten, ka tronditur opinionin publik.

“Babai i dy fëmijëve në Bronx, i cili vdiq tragjikisht së bashku me gruan e tij në ditën e lindjes, ishte një aktor dhe regjisor aspirues nga Shqipëria”, kështu e nis artikullin New York Post.

E njëjta medie, shkruan se Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Shehi, 28 vjeçe, u gjetën në oborrin e pasmë të rrugës Cruger Ave, 2199, rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës.

Kamerat e sigurisë  kanë filmuar momentin tragjik kur Ornela  bie nga kati i gjashtë i ndërtesës para dhe disa sekonda më vonë, edhe Belliu, sipas burimeve të New York Post. Policët kanë deklaruar se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Policia nuk kishte marrë asnjë denoncim për dhunë në familje në lidhje me çiftin, të cilët jetonin në banesën ku i dhanë fund jetës prej katër muajsh, së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur.

Fqinjët i thanë The Post se dyshja ishin një çift i qetë, por Belliu ishte parë i zemëruar të premten.

“I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë bashkë, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte,” tha Shadie Perkaj, bashkëshortja e rojës të pallatit.

Një punëtor ndërtimi aty pranë dëgjoi rënien e çiftit dhe vrapoi për të parë se çfarë ndodhi, kujton fqinji Frank Mussemeci.

“Ai po pinte kafe aty”, tha Mussemeci. “Dhe ata dëgjuan një zhurmë të madhe si një copë çeliku që përplaset në tokë, si ‘bum’.”

Një fëmijë u dëgjua duke bërtitur “Mami! Mami!” sekonda pas zhurmës, tha Mussemeci.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re