Ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe në një interviste për media, e para pas tragjedisë së djeshme në spitalin Covid-19 në Tetovë, tha se gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme është folur për dorëheqjen e tij, por ai konfirmoi se nuk do të jap dorëheqje deri sa të mbarojë hetimi që në vazhdim.

Sot në shumë media kishte thirrje për dorëheqjen time, më lejoni që të them se nga përgjegjësia as kam ikur e as do të ikë, por do të pres që të përfundoj hetimi. Për shkak se edhe në këtë periudhë ka nevojë për menaxhimin e një pjese të krizës, posaçërisht për pacientët e Tetovës, lidhur me atë që ndërlidhet me obduksionin. Dhe pas mbarimit të hetimit do ta sjell këtë vendim nëse do të jap dorëheqje. Është e vështir të përshkruhet me fjalë barra dhe dhimbja që e ndjej, bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave, por megjithatë do të pres përfundimin e hetimeve”– tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se spitalet modulare në të gjitha qytetet janë të sigurta dhe se të gjitha materialet që janë instaluar në këto spitale janë të certifikuara dhe të testuara. Sipas ministrit janë kryer të gjitha kontrollet e duhura para lëshimit në funksion edhe të spitalit modular të Tetovës që mori flakë dje.

Nga shpërthimi i zjarrit në Tetovë humbën jetën 14 persona, në mes tyre një mjek, ndërsa tjerët ishin pacientë apo të afërm të të sëmarëve me Covid.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re