“Mungesa e rojeve bregdetare është një problem i kahershëm”, ka thënë gazetari i ABC News, Leonidha Musaj nga Durrësi. Ai ka ndarë detaje nga tragjedia që ndodhi mesditën e kësaj të diele në plazhin Vilë-Boshtovë.

LEXO EDHE: Babai dhe njëri prej djemve shkuan të shpëtonin djalin e mitur, si ndodhi tragjedia e rëndë në plazhin Vilë-Boshtovë

Ndër të tjera, ka theksuar se rojet bregdetare që vendosin personat që menaxhojnë plazhet private nuk janë profesionistë.

Sipas informacioneve të Musajt, Agjenxia e Bregdetit bën shumë rrallë kontrolle dhe në këtë mënyrë ata shmangin gjobat.

“Përgjatë 4-5 viteve të fundit është dhënë një udhëzim për të gjithë personat që menaxhojnë plazhet private përgjatë vijës bregdetare të Durrësit të ngrenë infrastrukturën e nevojshme. Fillimisht për të ngritur kullat e vrojtimit dhe më pas të punësojnë një roje plazhi për të shpëtuar personat të cilët kanë nevojë.

Mungesa e rojeve bregdetare është theksuar në vijën bregdetare të Durrësit, janë ngritur Kullat e Vrojtimit sipas porosive të dhëna nga Agjencia e Bregdetit, por mungojnë persona fizik profesionist, të cilët shpëtojnë jetë njerëzish. Në raste të tilla, personat që menaxhojnë plazhet private për të evituar ndonjë kontroll të mundshëm që shumë rrallë ndodh nga Agjencia e Bregdetit për të mos marrë ndonjë gjobë, kanë lënë një person që mbledh lekët e çadrave, gjoja është ky roja e shpëtimit. Pra, e thënë troç se kemi të bëjmë me humbje njerëzish, nuk ka kontrolle nga këto agjenci ligjzbatuese në vijën bregdetare”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko