Inxhinieri Arben Meçe i ftuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv u shpreh se në Durrës së bashku me grupin e punës që ka qenë i pranishëm në terren ka nxjerrë 14 pallate të pabanueshme.

Ai tha se të gjitha pallatet që janë nxjerrë të pabanueshme nuk kanë dëmtime në konstruksion, por vetëm të mureve. Ndërsa përsa i përket atyre që janë shembur, inxhinieri theksoi se 9 objektet kanë qenë të ndërtuara jashtë standardit.

“Tërmeti nuk ishte fatal, pasi nuk kishte asnjë nga objektet me dëme konstruktive. Unë isha në një zonë, me grupet e terrenit, bëmë inspektim në terren për të bllokuar ato ndërtime që rrezikonin jetën e njerëzve.

Ne bllokuam futjen e njerëzve që rrezikonin jo të shembeshin, por në rastin e një lëkundje njerëzit do i zinin brenda. Unë kam nxjerrë 14 pallate te pabanueshme në rajonin nr. 3 në Durrës dhe të 14 asnjëri prej tyre nuk kishte probleme konstruktive dhe asnjë në gjithë Durrësin, por të zbatimit të strukturës të rifiniturës të mureve.

Pallatet ishin nga 9-13 kate. Prova e 6.4 ballë klasifikohet i rëndë por jo për konstruksionin. Nga Tërbufi deri në Tiranë ka vetëm 9 objekte të rrëzuara. Këto ranë pasi janë ndërtuar jashtë standardit, jashtë kontrollit shtetëror, që ne i themi legalizim tani. 300-500 mijë objekte janë jashtë kontrollit sizmik” deklaroi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re