Publikohet foto e familjes shqiptare që u përfshi në aksidentin tragjik me katër viktima në Itali.

 

Të vdekur mbetën, vajza në foto, Shane Hyseni, fëmija i saj i mitur si dhe motra dhe vëllai i saj, Rejana Hyseni 8 dhe Resat Hyseni 12 –vjeç.

 

I vetmi që i mbijetoi aksidentit të rëndë është bashkëshorti i 22-vjeçares i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:00 në afërsi të Parmas.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë të jetë bërë shpejtësia e madhe megjithatë autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re