Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në një postim në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Emergjencat Civile janë të gatshme për çdo rast të tragjedive natyrore.

Xhaçka gjithashtu u shpreh se në këto 3 vite të pozicionit të saj, në krye të Ministrisë së  Mbrojtjes ka reformuar të gjithë Emergjencat Civile duke i modernizuar dhe i pajisur me artilerinë e nevojëshme.

 “Kemi nisur një proces ambicioz modernizimi e transformimi të emergjencave civile, duke kaluar një ligj të hartuar me mbështetjen e partnerëve, duke ngritur Agjencinë e Mbrojtjes Civile dhe duke mirëpajisur e trajnuar efektivët e FA të profilizuar për emergjencat.

Mbi të gjitha kemi bërë progres në transformimin e qasjes ndaj rreziqeve natyrore, duke e kaluar fokusin, nga reagimi tek parandalimi.

Ia kemi dalë që në vetëm një vit, të arrijmë një nivel gatishmërie e operativiteti që në planet fillestare do të kishte kërkuar së paku 4 apo 5 vjet.

Por sigurisht kemi shumë rrugë për të bërë akoma, derisa struktura për të cilën po punojmë të jetë e standardeve që kërkohen për t’u anëtarësuar në Mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile”, shprehet Ministrja e Mbrojtjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re