Kryetari në detyrë i komunës së Besianës në Kosovë, Nexhmi Rudari, ka bërë të ditur se babë e bir nga komuna e tij kanë ndërruar jetë brenda dy ditësh si pasojë e virusit Covid-19.

“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të dy anëtarëve të familjes Rrahmi nga Podujeva. Babë e bir, Isufi dhe Valoni, brenda dy ditësh, humbën betejën me Covid -19, nga ky virus i cili është shndrruar në armik vdekjeprurës. Jam me familjen Rrahimi në këto momente të dhimbjes së madhe për humbjen e më të dashurve të tyre. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve”, tha ai.

“Shfrytëzoj nga rasti dhe u bëj apel të gjithë qytetarëve të Podujevës, t’i përfillin masat mbrojtëse, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga rreziku që paraqet ky virus. Ju lutem shumë mbani maskën, kujdesuni për higjenën dhe shmangni në maksimum daljet e panevojshme!”, përfundoi Rudari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re