Skip to content

Tragjike/ Burri mbytet me një fetë panettone

399e400b blackieshoot dit aw7qwyo unsplash

Një aksident tragjik ndodhi në Torino, ku një burrë 47-vjeçar, Giovanni Lopez, humbi jetën para familjes së tij gjatë darkës së Krishtlindjeve, duke u mbytur me një fetë panettone.

Familja e tij u përpoq menjëherë ta ndihmonte, por kuptoi se situata ishte serioze dhe kërkoi ndihmë, siç raportoi gazeta La Stampa.

Azienda Zero dërgoi menjëherë një ambulancë në adresën e familjes në Via Foglizzo, në lagjen Borgo Nuovo, rreth orës 14:30. Ekipet e ndihmës së shpejtë u përpoqën ta ringjallnin, por nuk ia dolën. Mjeku ligjor e shpalli të vdekur.