Ish-kryeministri shqiptar dhe një figurë e spikatur e Partisë Socialiste, Bashkim Fino ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Shkaku i vdekjes lidhet me komplikacionet e shkaktuara nga Covid-19.

Kulmin e karrierës së tij Bashkim Fino e pati në vitin 1997, atëherë kur vendi shkoi në një lufte civile pas rënies së skemave piramidale.

Fino e mbajti postin e kryeministrit nga marsi i vitit 1997 deri në korrik të po këtij viti.

Pas zgjedhjeve të qershorit ’97, me krijimin e qeverisë së re socialiste të kryesuar nga Fatos Nano, Fino u emërua ministër i Pushtetit Lokal.

Fino ka qenë dhe ministër i Punëve Publike dhe Turizmi në periudhën 2001-2002 dhe për shumë vite deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Bashkim Fino u lindi në Gjirokastër, më 12 tetor 1962. Ai ka kryer studimet e larta për Financë në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer disa specializime për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë.

Përveç karrierës në fushën politike, ai është i hershëm edhe në politikë e në Partinë Socialiste.

Në vitin 1992, Fino u zgjodh kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Ndërkohë prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Kulmin e karrierës do ta arrinte në vitin 1997, ku do të zgjidhej kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Gjatë kohës së tij në politikë, Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe zv.kryeministër.

Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal.

Ndërsa gjatë viteve 2001-2002 ka qenë ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

TemA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re