Dy futbollistë në Kenia humbën jetën pasi u goditën nga rrufeja gjatë një ndeshjeje

Dy futbollistë në Kenia humbën jetën pasi u goditën nga rrufeja gjatë një ndeshje futbolli.

Sipas portalit The Citizen Digital, rrufeja goditi fushën gjatë një ndeshje futbolli fundjavën e kaluar në rajonin Kissi në pjesën perëndimore të Kenias.

Ky rast i pazakontë është shënuar në ndeshjen mes Manyansi dhe Gianchore.

Një futbollist i Manyansias dhe një futbollist i Gianchoreas u vranë nga goditja e rrufesë.

Dy lojtarë të tjerë të lënduar u shtruan në spital në Spitalin Nyamira.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re