Një ngjarje tragjike ka ndodhur në provincën Hunan të Kinës. Një mjek i ri, 28 vjeçar, ka ndërruar jetë nga ataku kardiak, i cili ka ardhur si pasojë e lodhjes së tepërt.

Doktori Song Yingjie, punoi për dhjetë ditë papushim, duke i ardhur në ndihmë pacientëve të prekur nga koronavirusi. Por lodhja dhe stërmundimi, kanë bërë që mjeku i ri të pësojë atak kardiak, duke gjetur vdekjen. Raportohet se ai ka punuar pa ndalesë, që prej datës 25 Janar.

Epidemia e Koronavirusit ka marrë deri tani jetën e 560 personave dhe ka infektuar mijëra persona, kryesisht në provincën e Hubei në Kinë, por edhe në shtetet të tjera ka persona të infektuar.

Stafi mjekësor në Kinë është i mbingarkuar dhe mjekët punojnë pa ndalesë, për të trajtuar pacientët dhe për të izoluar koronavirusin.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re