Një zjarr në depo në Kinën veri-lindore të Shtunën la të paktën katërmbëdhjetë persona të vdekur dhe dymbëdhjetë të plagosur rëndë, raportuan mediat shtetërore.

Depoja e logjistikës, e vendosur në Changchun, kryeqyteti i provincës veri-lindore të Jilin, mori flakë të shtunën pasdite dhe puna e shpëtimit nuk ka mbaruar ende, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Imazhet e botuara nga agjencia treguan se zjarrfikësit përdorën shkallë dhe vinça jashtë ndërtesës me mure të xhamit.

“Shkaku i incidentit është nën hetim,” tha Xinhua.

Zjarret vdekjeprurëse nuk janë të pazakonta në Kinë, ku zbatimi i butë i kodeve të ndërtimit dhe ndërtimet e shfrenuara të paautorizuara mund ta bëjnë të vështirë për njerëzit që të shpëtojnë nga ndërtesat e djegura.

Një zjarr në një shkollë me konvikt të arteve marciale në provincën Henan të Kinës qendrore vrau 18 njerëz në qershor – kryesisht fëmijë që studionin në shkollë, ndërsa media shtetërore më vonë raportoi se ndërtesa e shkollës nuk kishte përfunduar kontrollet e detyrueshme të sigurisë nga zjarri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re