Skip to content

Tragjike/ Humb të bijën por shpëtohet 30-vjeçarja në Durrës

Forcat RENEA kanë shpëtuar një tjetër persona nga rrënojat në Durrës.

 

Policia bën me dije se është nxjerrë e gjallë një 30-vjeçare nga rrënojat e një pallati 6-katësh. 30-vjeçarja sipas Ministrisë së Mbrojtjes është personi I 44 që është nxjerrë gjallë nga rrënojat.

 

Ndërkohë, rreth dy orë më parë RENEA bën me dije se ka nxjerrë të pajetë nga rrënojat vajzën e saj të mitur 8-vjeçare.

 

Mësohet se 30-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.