Skip to content

TRAGJIKE/ Humbën kontrollin e mjetit dhe përfunduan në kanal afër Laçit, të rinjtë ndërrojnë jetë pasi u mbuluan nga uji (FOTO)

Dy viktima janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një aksidenti pranë Laçit, kanë konfirmuar burimet për Fax News dhe Faxweb.al.

Sipas burimeve, mjeti në të cilin udhëtonin të rinjtë ka dalë nga rruga në aksin autostradës Fushë Milot- Thumanë, duke shkaktuar edhe humbjen e jetës së dy personave që udhëtonin në autoveturë.

Gjithsesi, mjeti po udhëtonte në drejtim të Fushë-Krujës në kohën kur humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.

Ndërkohë, zjarrfikësit e Laçit i kanë nxjerrë nga uji dy trupat e pajetë, të cilët janë dërguar në morg ndërsa ende mjeti ndodhet ne kanal.

Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendngjarje për identifikimin e dy viktimave dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb