Pasditen e some një aksident i rëndë u raportua në fshatin Gjormë të Vlorës, ku sipas njoftimit paraprak të policisë u bë me dije se si pasojë e përplasjes kishin mbetur të plagosur dy persona. Burime për faxweb bëjnë me dije se shoferi i mjetit shtetasi Akil Rucaj, ka ndërruar jetë pak minuta më parë në spital.
Njoftimi i policisë pas akidentit: Vlorë/ Informacion paraprak
Më datë 03.01.2021, rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/faxweb


