Specialisti i drejtorisë arsimore, Alfred Koçi ka ndërruar jetë nga koronavirusi në moshën 40 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij Selman Hodaj me anë të një postimi në rrjetet sociale duke zbuluar se kjo sëmundje i mori edhe nënën.

“U perpoqa te jap zemre, por nuk munda dot me shume pasi zemra jote pushoi se rrahuri dhe nuk te kurseu ne moshen 40- vjecare”, shkruan ndër rreshta Hodaj.

Alfred Koçi ishte edhe muzikant, ndërsa vuante edhe nga tromboza në mushkëri, sëmundje që e komplikoi më shumë sëmundjen e koronavirusit.

Postimi i plotë:

Cfare trishtimi. Te kishim djalin e papertuar, gojeembel, te qeshur, plot edukate e miresi. Nuk e fitove dot betejen me Coronen, madje ajo nuk kurseu as nenen tende. U perpoqa te jap zemer, por nuk munda dot me shume pasi zémra jote pushoi se rrahuri dhe nuk te kurseu ne moshen 40- vjecare.

Lamtumire i dashur Alfred Koci!

Arsimi dhe Zyra e Tiranes, sot perjetojne nje dhímbje pa kufi. Mbase enderrat e tua per muziken do i vazhdosh ne parajse. Do kaloj sigurisht te vizitoj vendin ku do te prehesh

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re