Një ngjarje e rëndë është regjistuar mbrëmjen e të enjtes në qytetin e Beratit. Burime për faxweb bëjnë me dije se një 69-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është asfiksuar nga tymi.

Bëhet me dije se viktima është Asqeri Lybeshari, 69-vjeç nga Uznova. 69-vjecari kishte shkuar në tokat e tija që ndodheshin në zonën e quajtur ‘Blloku i Fiqëve’ në Uznovë, për t’iu vënë flakëve shkurreve.

Fatkeqësisht 69-vjeçari ka humbur kontrollin duke rënë mbi mbeturinat që po digjeshin dhe për për pasojë ka mbetur i vdekur nga asfiksia.

(R.G/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re