Një minator serb ka vdekur pas lëndimeve që mori në minierën e Leposaviqit, në vendin e tij të punës. Dyshohet se ai ka vdekur në mënyrë aksidentale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. “Rasti ka ndodhur mbrëmë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Dyshohet se vdekja ka ndodhur në mënyrë aksidentale”, tha ai.

Viktima është rreth 59 vjeç, shkruajnë mediat në Kosovë. Ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re