Vendi ynë është goditur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një valë tërmetesh të fuqishëm, e për pasojë kanë humbur jetën mbi 18 persona dhe janë plagosur mbi 700 të tjerë. Një nga rastet më tragjike është edhe familja Lala në Kënetë të Durrësit. Nën rrënojat e banesës kanë mbetur brenda 9 pjestarë të një familjeje.

Raportohet se në mesin e 9 familjarëve tre persona kanë humbur jetën, ndërsa pak minuta më parë është nxjerr nga rrënojat dhe djali 17 vjeçar i familjes, Ramë Lala.

Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.

Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.

Ramë Lala është shpëtuar pas 10 orësh nën rrënjoja.

Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur.

Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur.

Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.

Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.

Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.

Jashtë banese kanë qenë nëna e Ramë dhe Griselda Lalës, e cila ndodhej në Tiranë tek e motra. Ka shkuar në Durrës dhe ndodhet në gjendje shoku në spital.
Po kështu, bashkëshorti i Marjetës, i cili ndodhej në Itali dhe është nisur për të ardhur si dhe djali tjetër i Sadete Lalës.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=vh4HZ-Nf-Ac]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re