Ka ndërruar jetë nga Covid-19 basketbollisti beratas dhe arbitër i ndeshjeve të volejbollit, Petraq Gjogu. 72-vjeçari ishte i shtruar prej dy javësh në Spitalin Covid në Tiranë.

Ai ndodhej prej disa ditësh i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me koronavirusin.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta preku zemrat e gjithë dashamirësve të sportit beratas, që e kujtojnë atë me nostalgji. 72-vjeçari Petraq Gjogu ka qenë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet ’99 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend.

Në vitin 2001,Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në Berat. Pas lajmit për vdekjen e tij, ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i selisë së PD Berat, ku Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve ’90.

Kryetari i PD Berat, Gazmend Azizi, duke e cilësuar 72-vjeçarin Gjogu “demokrat të orëve të para”, i ka përcjellë familjes ngushëllimet e përzemërta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re