Një zhytës i është ngrënë koka nga një peshkaqen i bardhë në brigjet e Meksikës para syve të peshkatarëve të tronditur.

Në sulmin e parë fatal të peshkaqenëve të vitit 2023 që ndodhi më 5 janar, i pafati Manuel Lopez po zhytej për molusqe në plazhin San Jose në Gjirin Tobari në bregun perëndimor të Meksikës kur u sulmua nga peshkaqeni.

Peshkaqeni 5.7 metra i gjatë i hëngri kokën burrit fatkeq. Një peshkatar dëshmitar okular duke folur për Tracking Sharks tha: “Lopez ishte duke u zhytur kur kafsha e sulmoi, i kafshoi kokën dhe më pas në të dy supet”.

Zhytësi ishte zhytur në një thellësi prej rreth 18 metrash për të mbledhur molusqe kur u sulmua nga peshkaqeni.

Peshkatari tha se disa peshkaqenë ishin parë në ujëra në ditët para sulmit, duke shtuar se peshkatarët kishin parë gjitarët e rrezikshëm.

“Polumbarët lokalë ishin paralajmëruar për praninë e peshkaqenëve në zonë dhe shumica nuk kishin dalë jashtë për disa ditë,” tha ai.

Por mungesa e ushqimeve të detit e çoi Lopezin në vendimin për t’u zhytur.

Karakteristikat e peshkaqenëve të mëdhenj të bardhë

Peshkaqenët e mëdhenj të bardhë arrijnë një gjatësi prej 6 metrash, peshojnë deri në dy tonë dhe kanë 300 dhëmbë.

Ata kanë një nuhatje të fortë dhe mund të notojnë me shpejtësi deri në 56 km/h, zakonisht duke gjuajtur foka, luanë deti, delfinë, si dhe breshka.

“Peshkaqenët e mëdhenj të bardhë janë më të përhapur në Gjirin e Kalifornisë gjatë dhjetorit dhe janarit, kur peshkaqenë femra hyjnë në zonë”, raporton Tracking Sharks.

Peshkaqenët shpesh kërkojnë luanë deti obezë për t’u ushqyer për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë kalorike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re