Ilustruese

Një grua e moshës 56 vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti  në fshatin Partesh të Gjilanit .

Sipas të dhënave që zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani konfirmoi për “Express”, theksohet se një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës mesditën e sotme kishte brenda një femër e cila ishte pa shenja jetën. Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat blu ku po punojnë për të zbuluar shkakun e vdekjes së 56-vjeçare.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:24  jemi  njoftuar nga  qendra emergjente 112  se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjindet një femër që dyshohet se është pa shenja jete . Ndihma parë ka shku në at lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete . Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re