Këtë të shtunë, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident tragjik në Kamëz, ku një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur një fëmijë të mitur rreth 2 vjeç.
Pas aksidentit, fëmija u transportua në Spitalin e Traumës nga familjarët për mjekim, por, fatkeqësisht, ka humbur jetën gjatë trajtimit.
Drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz është identifikuar dhe arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Pasditen e sotme u raportua se një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 2-vjeçar u regjistrua në Kamëz. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasdite ku një automjet ka përplasur të miturin.
Bëhet me dije se rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim fëmijën i cili nuk ka mundur të mbijetojë.
