Skip to content

TRAGJIKE/ Ndërron jetë 14-vjeçarja shqiptare në Itali, MISTERI si u rrëzua nga pallati 7-katësh

6vSfqeHm ambulanca sd

Hetuesit aktualisht nuk po përjashtojnë asnjë hipotezë në lidhje me dinamikën dhe shkaqet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, teksa një 14-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Piacenza, ku adoleshentja shqiptare vdiq pasi ra nga çatia e një pallati 7-katësh.

Rënia e vajzës u ndalua nga tarraca e një apartamenti në katin e katërt, por ekipi i shpëtimit nuk mundi të bënte asgjë për të. Hetuesit aktualisht nuk po përjashtojnë asnjë hipotezë në lidhje me dinamikën dhe shkaqet.