Skip to content

Tragjike në Berat, dyshohet për tre viktima nga zjarri, nxirret një trup i pajetë

 

Dalin në dritë detaje tragjike nga zjarri që shkrumboi tri banesa në Berat, gjatë natës së kaluar. Nga zjarri dyshohet se kanë humbur jetën tre persona. Viktimat dyshohet se janë babë e bir dhe një shok i këtij të fundit.

Raportohet se babai është i paralizuar, ndërsa djali djali përdorues alkooli. Raportohet se është nxjerrë një trup i pajetë, por nuk dihet ende se kujt i përket.

Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet brenda banesave të djegura.