Dy motra kanë rënë nga kati i katërt i një pallati në Ferizaj, si pasojë njëra ka humbur jetën dhe tjetra ka pësuar lëndime fizike, ka konfirmuar policia e atyshme.

Vajzat që ranë mbrëmë janë njëra është 18 dhe tjetra 15. Jetëhumbura është kjo e fundit.

Zëdhënës i policisë në Ferizaj ka thënë për mediat në Prishtinë se motra e madhe ka tentuar ta shpëtojë të voglën, duke rënë në dyja. Tashmë e madhja, 18-vjeçarja, po trajtohet në spital.

 “Rasti është hapur si vetëvrasje. E ndjera është hedhur dhe në përpjekje për ta shpëtuar ka rënë edhe e motra”, ka thënë zëdhënësi Veseli.

Rasti po hetohet për të zbuluar shkaqet fillestare të kësaj tragjedie.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re