Skip to content

Tragjike/ Bie nga skela e katit të dytë, vdes 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Fier. Sipas policisë, rreth orës 11:30, në lagjen “11 Janari” Fier, shtetasi B. D. 50 vjeç, banues në Fier, duke punuar në banesën e shtetasit F. Y. ka rënë nga skela e katit te dytë.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, shtetasi B. D ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.