Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se një shtetas shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Shqiptari është hedhur nga kati i pestë i një hoteli, në çantën e tij është gjetur një shumë e madhe parash.
Shqiptari kishte hyrë në hotel me shpejtësi, dhe në momentin kur recepsionisti kishte tentuar ta ndalonte, ai kishte hyrë në ashensor. Pasi recepsionisti thirri policinë, ata e gjetën shqiptarin pa ndjenja përtokë. Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re