Home SHQIPERIA Tragjike në Itali/ Aksidentohet rëndë familja shqiptare me 5 anëtarë që po kthehej në Shqipëri

Tragjike në Itali/ Aksidentohet rëndë familja shqiptare me 5 anëtarë që po kthehej në Shqipëri

0
Tragjike në Itali/ Aksidentohet rëndë familja shqiptare me 5 anëtarë që po kthehej në Shqipëri

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një familje shqiptare me pesë anëtarë është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në Lacedonia, pranë Pulias në Itali.

 

Sipas mediave italiane, makina me të cilën udhëtonte familja shqiptare është përplasur në autostradën A16 Napoli – Canosa, në Km. 115,200 në orën 14:00.

Burrë e grua shqiptarë së bashku me tre fëmijët ishin nisur nga Roma, në drejtim të Barit dhe më pas drejt Shqipërisë. Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe ka mbetur për disa minuta e bllokuar në makinë, deri sa kanë mbërritur forcat e shpëtimit.

 

Të pestë anëtarët e familjes janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Foggia-s.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë