Skip to content

Tragjike në Itali/ Ishte bërë nënë për herë të tretë para disa javësh, vdes gruaja shqiptare. U ankua për dhimbje të forta koke, në spital mësoi se…

Hazbije Seferi Sinameta, gruaja me origjinë shqiptare që vdiq papritur nga një hemorragji cerebrale në Veneto të Italisë ishte vetëm 34 vjeçare. Ajo banonte me familjen e saj në Bosco dhe ishte integruar në mënyrë të përsosur në komunitet.

Vetëm 2 javë më parë, ishte bërë nënë për herë të tretë. Historia ka tronditur jashtëzakonisht shumë komunitetin, shkruan media italiane Gazzettino. Të dielën e kaluar u ankua për dhimbje të forta koke dhe pas katër ditësh, i ra të fiktë në shtëpi.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët zbuluan se kishte pësuar hemorragji cerebrale, e cila i shkaktoi vdekjen. Gruaja, përveç burrit të saj, la dy fëmijë të moshës 14, 8 vjeç dhe fëmijën e tretë të lindur vetëm disa javë më parë. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb