Një 37-shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali në Pavia.
Shqiptari ka ndërruar jetë në vend.
Sipas mediave italiane aksidenti është shkaktuar pas humbjes së kontrollit të mjetit nga drejtuesit i cili është përplasur me një pemë.
Pas përplasjes me pemën makina është rrotulluar duke përfunduar në anë të rrugës ndërsa shqiptari është hedhur prej saj por nuk ka mundur të mbijetojë.
Edhe bashkëshortja e 37 vjeçarit ka përfunduar në spital pasi shkoi në vendin e ngjarjes dhe pa çfarë kishte ndodhur.