Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Kamzës. Dy punonjës të një kompanie interneti i ka zënë korrenti, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë, gjatë rrugës për t’i dërguar ata në spital, furgoni ka përplasur edhe një tjetër person me biçikletë në rrugë.

Policia e shtetit deklaron se si pasojë e aksidentit, njëri nga dy punonjësit e kompanisë që e kishte zënë korrenti humbi jetën. Ndërkohë që punonjësi tjetër i kompanisë dhe i moshuari që u përplas nga furgoni i kompanisë së internetit janë dërguar në spital nga ambulanca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re