Kishin dalë me makinë dhe ishin nisur për të bërë xhiro pranë detit, por jeta ju pre në mes. Një grup me 4 të rinj, dy prej tyre adoleshentë, u përplasën me një makinë gjatë rrugës. Si pasojë e aksidentit, një 23 vjeçar dhe një 15 vjeçare ndërruan jetë. 15 vjeçarja e ndjerë, ishte me origjinë shqiptare.

23 vjeçari besohet të ketë humbur kontrollin e makinës. Është përplasur me një pemë e më tutje me një makinë ku udhëtonte një burrë me të ëmën e moshuar.

Siç shkruan media greke (ngjarja ndodhi dje në Hanja të Kretës), makina e të rinjve u shformua plotësisht nga përplasjet. 23 vjeçari me origjinë nga Gjergjia ndërroi jetë në vend, po ashtu si e mitura shqiptare.

Në makinë ndodheshin një vajzë 23 vjeçe (e dashura e të ndjerit) si dhe një djalë 17 vjeçar. Ky i fundit u dërgua në spital në gjendje kritike. Po ashtu edhe pasagjerja 23 vjeçare është në luftë për jetën e saj.

Media greke ka mësuar se 23 vjeçari që i jepte makinës, nuk kishte patentë dhe se makina ishte e nënës së tij.

Burimi: Protothema.gr

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re