Një djalë 7-vjeçar ka marrë jetën e babait të tij, punonjës i FNSH-së, i identifikuar si Roland Bicerri pasi e qëlloi me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Kopshtit Zoologjik, ku babai po luante bilardo dhe i mituri e vrau me armën e shërbimit.
Burime për Fax News bëjnë me dije se efektivi kishte lënë armën e shërbimit në një tavolinë, ku ndodhej në një bilardo bashkë me të birin dhe persona të tjerë. 7 vjeçari kishte marrë armën dhe e ka shkrepur aksidentalisht ndaj të atit.
Informacion paraprak: Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
