Një 21 vjeçar ka humbur jetën në spitalin Infektiv në Tiranë në orët e fundit.

Mësohet se i riu me origjinë nga Fieri ka mbërritur në gjendje të rëndë në spital, ku dhe më pas ka ndërrur jetë.

Sipas gazetarit Erjon Skëndo, i riu vuante dhe nga talasemia, ndërkohë që nuk ka qenë i vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende informacion në lidhje me rastin, dhe siç ka ndodhur rëndom në këto muajt e fundit, vdekja e të riut do të jetë një statistikë në përmbledhjen ditore që u dërgohet çdo ditë mediave.

Në javët e fundit rastet e rënda me Covid dhe vdekjet në moshë të re janë në shifra shqetësuese, ku jo më larg se dje u raportua vdekja e piktorit 30 vjeçar Kristi Baba. (Lexo edhe ketu lajmin) 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re